Connect with us

LAJME

Kurti: Të zëshëmit rreth situatës t’i dënojnë sulmet ndaj gazetarëve

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit fizik brutal ndaj ekipit të RTK-së në Leposaviq. Ai ka vlerësuar se sulmet ndaj atyre që raportojnë nga veriu janë të papranueshme.

Kurti ka thënë se palët që janë të zëshme për situatën në veri duhet t’i dënojnë sulmet ndaj gazetarëve.

Ai ka postuar edhe një video teksa sulmohet kameramani i RTK-së Bardh Bekteshi  në Leposaviq.

“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën”,  ka shkruar Kurti në Twitter.