Connect with us

KOSOVË

Kurti: “Veprimi i Serbisë, e cila ndaloi boksierët kosovarë të kalonin kufirin tregon fytyrën dhe qëllimet e saj të vërteta”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka folur për një takim të mundshëm me presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe vijimin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Dosja.al.

Kurti tha se ende nuk ka një datë për takimin e rradhës dhe se çdo gjë varet nga BE-ja.

“Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysëmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Emisarit të tij Lajçak”,- tha Kurti në konferencë.

Kurti vijoi komentin e tij duke thënë se veprimi i fundit i Serbisë, e cila ndaloi boksierët kosovar të kalonin kufirin tregon fytyrën dhe qëllimet e saj të vërteta.

Së pari me bllokimin që ua bëri bokserëve tanë Serbia në kufi e shpërfaqi fytyrën e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema. Të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel sepse ne jemi vazhdimisht në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha ai.

Më 7 shtator, delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka diskutuar me BE-në për temën e të pagjeturve, energjetikës, targave të veturave dhe për vizitat zyrtare, pasi Prishtina zyrtare ia ndaloi hyrjen shefit të delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç. Raundi i fundit në nivel të lartë është zhvilluar më 19 korrik, por nuk arriti të kishte rezultate, madje përfundoi në akuza dhe kundër-akuza midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti./Teleskopi.info