Connect with us

LAJME

Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e Nagip Krasniqit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e 26 prillit, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Kjo seancë do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës e ajo është -“Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik”.

Seanca e cila fillon në orën 11:00, është kërkuar me nënshkrime nga deputetët e opozitës.

Është shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ai që ka bërë të ditur se ka dorëzuar  kërkesën për mbajtjen të mërkurën, seancë të jashtëzakonshme rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai tha se kërkesa është dorëzuar bashkë me nënshkrimet e 40 deputetëve, që e mbështesin këtë nismë.

Tahiri u shpreh se në Kuvend do të kërkohet përgjegjësi për aktualitetin e krijuar. “Kjo me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, tha ai.

Ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Special është prangosur Nagip Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin për korrupsion. I njëjti ndodhet në paraburgim./rtk

Continue Reading