Connect with us

LAJME

Kuvendi: Videoxhirimi i bërë viral në rrjete sociale është nxjerrë jashtë kontekstit (VIDEO)

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka kërkuar nga organet e drejtësisë fillimin e hetimeve për një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale.

Në komunikatë Zyra e Sekretarit të Kuvendit, thekson se në seancë kishte munguar përkthyesja e gjuhës turke.

 

Në reagim thuhet se kjo është nxjerrë jashtë kontekstit.

 

“Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup. E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj”, shkruan në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

“Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike “.

Vërejtje: Dëgjimi i kësaj videoje nuk preferohet për personat nën moshën 18 vjeçare.

Continue Reading