Lajmi se ushtria serbe është vënë në gatishmëri ka bërë që shumë personalitete nga Kosova të reagojnë.
Një ndër ta është edhe këngëtari dhe ish deputeti Labinot Tahiri.
Ai është shprehur i shqetësuar në lidhje me lajmet e fundit se Serbia ka vënë në gatishmëri ushtrinë e saj, ndërsa ka ardhur me një kërkesë të veçantë për Kryeministrin Kurti.
Ai ka kërkuar nga Kurti që të organizojë armatimin e popullit pasi sipas tij edhe serbët e veriut janë të armatosur.
“Pra kam një kërkesë për ju dhe presidenten e vendit?! Armatoseni popullatën tonë sepse edhe serbet e veriut i ke të armatosur” ka thënë Tahiri përmes një statusi në Facebook./Teleskopi.info