I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak,përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur t`i ketë thënë Listës Serbe se është e nevojshme që serbët në Veri të marrin pjesë në zgjedhje.
Sipas Lajçak, as një zgjidhje politike s’mund të arrihet pa popullatën e prekur.
”Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak.