Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka treguar se mbrëmë ka qëndruar në Serbi ku ka zhvilluar një takim më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta Express.
Lajçak ka thënë se kanë zhvilluar një diskutim të gjatë dhe të vështirë me kreun e shtetit serb.
Emisari sllovak ka thënë se llogarit në sjellje të përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin.
“Dhuna duhet të shmanget”, ka shkruar Lajcak,
” U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajcak./Teleskopi.info