Connect with us

KOSOVË

Lajmi i fundit nga policia e Ferizajt për aksidentin në Kaçanik

Published

on

Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt ka dhënë informatat e fundit nga aksidenti i mbrëmshëm ku si pasojë e kësaj janë zhdukur dy pjesëtar të policisë së Kosovës.

Përmes një njoftimi policia e Ferizajt, kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45.

“Në aksidentin e ndodhur mbrëmë (28.4.2018) rreth orës 20:45 minuta në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”, ku një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës në të cilën ndodheshin dy zyrtarë policorë, për shkaqe ende të panjohura, kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc, nga të gjitha institucionet dhe njësitet prezentë ende vazhdojnë angazhimet intensive drejt kërkimit të dy zyrtarëve policor”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se janë angazhuar të gjitha njësit relevante për gjetjen e dy policëve.

“Policia, në njoftimin e fundit për media, thotë se ashtu siç është bërë e ditur, menaxhmenti i lartë i PK-së, në vendin e ngjarjes kanë angazhuar menjëherë të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe koordinimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e menjëhershëm të njësitit të zjarrfikëseve, ekipit mjekësor, njësitit të FSK-së dhe njoftimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili po ashtu ka dalë në vend ngjarje”, thuhet në komunikatë