Connect with us

KOSOVË

LDK: Interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve mbi të gjitha!

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK), përmes një komunikate për medie e vlerëson ratifikimin e sotëm të demarkacionit, me të cilin, sipas saj, Kosova i jepi fund izolimit dhe i hapi rrugë konsolidimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

Për më tepër lexojeni komunikatën e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson përfundimin e sagës tre vjeçare që mbajti të izoluar qytetarët e Kosovës.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje kontribuon në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

LDK-ja dëshmojë si gjithherë se interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj janë mbi të gjitha.

LDK-ja pret që në ditët në vijim institucionet e BE-së të ndërmarrin hapat e nevojshëm që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Fundi i kësaj tematike mundëson që debati në shoqëri dhe institucionet e Kosovës të përqendrohet në jetën e qytetarëve, në arsim, shëndetësi, bujqësi, biznes dhe integrime evropiane.

LDK-ja do të shpalosë së shpejti para qytetarëve të Kosovës platformën e saj për konsolidimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik dhe për integrimet euro-atlantike.
LDK-ja, me mbështetjen e partnerëve të saj në EPP, do të realizojë misionin e nisur nga Presidenti Rugova për një Kosovë të integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në.

Continue Reading