Para se të mbahet seanca parlamentare për formimin e qeverisë së re, nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj tha se nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti, por tregoi se si AAK do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet politike që shkojnë në favor të forcimit të shtetit të Kosovës.

Lekaj theksoi se si opozitarë do të jenë të vëmendshëm dhe në monitorim për të gjitha veprimet që do t’i marrin partitë në pushtet, sepse siç tha ai, kanë premtuar shumë dhe lutet që t’i implementojnë  të gjitha premtimet që iu janë bërë qytetarëve, e sidomos të jenë në nivel të detyrës për forcimin e shtetit.

Ai foli edhe për qëndrimet e AAK për taksën, ku tha se nëse hiqet taksa fundoset më e mira për Kosovën.

“Sa i përket taksës është qëndrim i kryeministrit Haradianj në detyrë dhe mendoj që ne do të bëjmë më të mirën e mundshme që taksa të qëndrojë dhe pas njohjes të hiqet taksa. Përndryshe, nëse marrin vendim të ngutshme do të fundoset e mira për Kosovën, sepse Serbia me të vërtet e pati pushtuar tregun dhe pa thënë faleminderit. Prandaj, për herë të parë qeveria e Kosovës ka treguar lidership dhe ka treguar atonom që ne të vendosim për vetveten”, tha Lekaj.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë edhe rikthimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

I pyetur për kandidatin për ministër të Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka pasur mjaftë akuza ndaj punës së Lekajt në MIT, ministri aktual tha se do të bindet edhe vet ministri i ri pas ardhjes që kanë qenë vetëm thashetheme sepse beson që ka pasur punë të mirë dhe të ndershme në MIT.

Nënkryetari i AAK tha se kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka udhëtuar në Uashington për Lutjet  Mëngjesit dhe do të ketë takime me zyrtarë të nivelit të lartë në SHBA.