Connect with us

LAJME

Lekaj përuron autostradën “Arbën Xhaferi”: E gëzofshim sëbashku

Published

on

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Lekaj ka thënë se kjo autostradë përveç me Maqedoninë e Veriut e lidhë Kosovën edhe me korridorin e dhjetë, njofton Klan Kosova.

“Në këtë projekt është punuar për pesë vjet rresht. I falënderojmë djem dhe vajza kontributdhënës për punën e shkëlqyer dhe me dhimbje i kujtojmë ata që e kanë humbur jetën gjatë punimeve. Ndjehuni krenarë për këtë kryevepër që ia keni dhënë Kosovës!”, është shprehur Lekaj, njofton Klan Kosova.

“Ju uroj për këtë vepër madhore dhe qytetarët tanë shpresoj që të kalojnë pa aksidente në këtë pjesë. Gëzuar e gëzofshim sëbashku”.

Continue Reading