Connect with us

LAJME

Lëndohen dy persona gjatë një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Published

on

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë mesditës në rrugën Prishtinë Ferizaj, ku është përfshirë një veturë, dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.