Connect with us

LAJME

Lëndohet një zyrtare e policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor

Published

on

Një zyrtare policore lëndohet derisa po tentonte ta ndalonte një veturë, ndërsa i dyshuari, për t’i ikur kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Veternik, Prishtinë, më 23.06.2023, në ora 18:50.

Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar nga arma, teksa zyrtarja policore është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor,ku është konstatuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, thyerje të këmbës.

Rasti është duke u hetuar.