Connect with us

KOSOVË

Letra e Donald Trump, Ilir Ibrahimi: Të lihen anash mosmarrëveshjet e brendshme, s’mund ta kemi kurdo mbështetjen e SHBA-ve

Published

on

Njohësi i çështjeve politike amerikane, Ilir Ibrahimi ka vlerësuar se letra e presidentit amerikan Donald Trump e dërguar në adresë të presidentit kosovar Hashim Thaçit, dëshmon se ka një mbështetje nga shtetet vendimmarrëse sa i përket arritjes së një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Derisa ka komentuar mesazhin e fundit që shefi i shtetit amerikan ka dërguar. Ibrahimi shtoi se pala kosovare duhet shfrytëzuar momentumin për të lënë anash interesat personale pasi jo gjithnjë mund ta kenë përkrahjen e shteteve vendimmarrëse për të çuar proceset përpara, njofton Klan Kosova.

”Këto qëndrime nuk kanë qenë të pamenduara. Ka ardhur momenti kur duhet të jepen vendime ndaj këtyre mosmarrëveshjeve që kemi me Serbinë”.

”Roli në arritjen e kësaj marrëveshje po nis të shihet si rol qëndror dhe letra e presidentit e konfirmon këtë gjë”.

”Nëse shohim dhe lexojmë këtë letër me shumë kujdes arrijmë konkludim se parimet themelore e një marrëveshje të ardhme me Serbinë janë bërë në tavolinë. Thaçi e ka bërë këtë të ditur disa herë por jo në mënyrë të qartë”.

”Fuqitë e mëdha kanë vënë kontura se cfarë roli ka ajo marrëveshje. Roli i SHBA-së do të jetë rol kyç në këtë marrëveshje”.

”Pritja tregon simbolikën e kësaj përkrahje. Shihet se SHBA janë edhe një herë ata ideatorë që do ta shtyejnë përpara marrëveshjen historike”.

”Kjo marrëveshje gjithëspërfshirëse do të shkojë drejt një korrigjimi të kufijve sic ka thënë edhe presidenti Thaçi”.

”Ka një lloj përkrahje në qendrën e shteteve të vendimmarrjes përfshirë edhe Moskën”.

”Kjo sfidon momentumin. Ndoshta në të ardhmen s’mund të arrihet një momentum i tillë ndaj dhe duhet të jetësohet marrëveshja tani”.

”Mosmarrëveshjeve të brendshme duhet t’ju vie fundi sepse smund ta kemi më edhe një herë tjetër një mbështetje amerikane sikurse kemi tani”.

Continue Reading