Connect with us

KOSOVË

Limaj dhe Ahmeti në Bruksel nesër mund ta takojnë delegacionin serb

Published

on

Dy bashkëdrejtuesit e delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj kanë marrë ftesë që nesër të udhëtojnë për në Bruksel.

Ftesa ka qenë vetëm për ata të dy, por jo edhe për anëtarët tjerë të ekipit.

Klan Kosova mëson nga burimet e saja se Bashkimi Evropian do të bëjë një tentativë që nesër ata t’i takojë me delegacionin nga Serbia.

Ky për ta do të ishte takimi i parë me palën serbe prej që kanë marrë detyrën.

Continue Reading