Connect with us

KOSOVË

Limaj: Vdekja e akademik Ajetit humbje e madhe për Kosovën

Published

on

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Ajeti pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit.

Ndarja nga jeta e akademik Idriz Ajetit, sipas Limajt, është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe Akademinë e Shkencave, por edhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.

Limaj tha se profesor Idriz Ajeti, do të mbahet mend për kontributin e tij të madh në fushën e albanologjisë.

“Kosova sot humbi një intelektual të shquar të kohës, por veprat dhe kontributi i tij nuk do të harrohet asnjëherë. “Ngushëllimet më të sinqerta, familjes Ajeti, Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Pusho në paqe, profesor”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Ndryshe, sot është ndarë nga jeta në moshën 102-vjeçare, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet tona shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti.

Continue Reading