Connect with us

LAJME

Sela: Nëse nuk votohet ligji për gjuhët, BDI ta leshojë Qeverinë!

Published

on

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, kritikon ashpër partitë e koalicionit për mosmiratimin e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, ligj i cili, sipas tij është dashur që të kalohet në vitin 2002-2006.

“Këto lojëra politike të LSDM-së më ngjajnë me kthimin e saj në identitetin e saj dhe burimin e saj. Ky ligj për përdorimin e gjuhëve është dashur të sillet deri në vitin 2004 si pjesë normative e Marrëveshjes Ohrit. Ishte pikërisht LSDM me BDI—në që nuk e sollën këtë ligj aso kohe”, tha Ziadin Sela.

Sela, për AlsatM, kujton edhe njëherë se Qeveria aktuale u formua mbi kushtëzimin për miratimin e Ligjit për gjuhët dhe se numrat e këtij subjekti garantuan shumicën në Kuvend.

Ai shton se në këto raste, partneri shqiptar në koalicion me LSDM-në duhet të shqyrtojë pozicionin e tij në pushtet.
“Kjo është shkelje e marrëveshjes dhe burrat në këto raste dihet se çfarë veprime duhet marrin. Nëse kanë burrëri dhe janë të vendosur në politik-bërje, BDI duhet të ulet dhe ta bisedojë këtë çështje me Zoran Zaevin dhe nëse nuk kalon ligji për gjuhët duhet ta lëshojë Qeverinë”, u shpreh Sela./AlsatM

Continue Reading