Connect with us

LAJME

Mblidhen këto komisione parlamentare

Published

on

Sot do të mbajnë mbledhje disa komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e Projektëligjit 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka këtë rend të ditës:  Shqyrtimi Projektligjit nr.08/L-229 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale; Shqyrtimi Projektligjit nr.08/L-230 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin,  Shqyrtimi Projektligjit nr.08/L-231 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale; Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-202 për Kinematografinë; Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit; Vendimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës me kandidatët për dy anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës; shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin nr. 08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118; Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin 08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-060 për Mjekësinë Ligjore;

Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin e Raportit për lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare  vjetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2022, për këtë  të ftuar janë përfaqësuesit e KPK-së.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mban takim me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Continue Reading