Connect with us

LAJME

Mblidhen sot disa komisione parlamentare

Published

on

Sot pritet të mbajnë mbledhje disa komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e Komisionit Funksional për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, me amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregëti.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh.

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton projektligjin për zhvillim rajonal të balancuar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.