Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të shqyrtuar një sërë pikash të papërfunduara nga seancat e kaluara dhe për ta caktuar seancën e radhës, në të cilën parashihet të jetë edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Pikë të tjera në këtë mbledhje do të jenë edhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt dhe 3 maj 2023 si edhe Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Ndërkohë do të mblidhet Komisioni për buxhet për ta shqyrtuar Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022./rtk