Connect with us

KOSOVË

Mburret Frashër Krasniqi

Published

on

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, pas votimit të Ligjit për Pagat ka thënë se sot ishte dita për të gjitha kategoritë që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se mund të bëhet politikë për ndryshime edhe nga opozita, duke iu referuar kështu kushteve të PSD-së për votimin e Projektligjit për Buxhetin – mes tyre edhe lirimin nga detyra të Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo – që ndodhi sot.

“Sektorit publik iu rriten pagat. Sot ishte dita për punëtorët e shëndetësisë, ata të arsimit, zjarrfikësit, policinë dhe të gjitha kategorive që paguhen nga buxheti i Kosovës”.

“Pra mund të bëhet politikë e ndryshimit, edhe duke qenë në opozitë. Urime Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi

Continue Reading