Connect with us

KOSOVË

ME FAT Kurban Bajrami!

Published

on

Është falur namazi i Kurban Bajramit edhe në Kosovë. Në të gjitha xhamitë, imamët i kanë drejtuar ceremonitë e faljes, teksa mijëra besimtarë bashkë me ta, e kanë kryer lutjen e Namazit të Kurban Bajramit. Në fjalën e tyre, imamët dhe drejtuesit e bashkësisë Islame të Kosovës, janë lutur për paqe e tolerancë në mes të njerëzve. Ata kanë bërë thirrje për solidaritet mes njerëzve, duke kërkuar që dhuna në çfarëdo forme të shmanget gjithandej botës.