Connect with us

LAJME

Mediat serbe: Shqiptarët në Kongresin Amerikan po e bëjnë një Srebrenicë të re

Published

on

Dëshmia që ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do ta bëjë para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan për luftën në Kosovë dhe mungesën e drejtësisë për të gjitha krimet që kanë ndodhur para 20 vjetësh ka ngjallur reagime në Serbi.

Pos Jahjagës  më 30 prill me ftesë të kongresistit amerikan Eliot Engel do të dëgjohen edhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi -Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, dhe Ilir Bytyqit, tre vëllezërit e të cilit u vranë gjatë luftës.

E për këtë zhvillim ka shkruar sot edhe e përditshmja serbe “Veçernje Novosti” e cila në titullin e shkrimit të vendosur në ballinë thekson se në Kongres  “shqiptarët po e bëjnë një Srebrenicë të re”.

Kjo gazetë në shkrimin e saj shtron pyetjen gjithashtu “se cili është motivi i kthimit të shqiptarëve përpara Komitetit të Kongresit Amerikan?”

“Përfaqësuesve të Prishtinës i është lejuar të flasin për krimet e pretenduara të serbëve si diskreditim i Serbisë që në mënyrë sa më urgjente me presione të ndikohet në këputjen e nyjës së Kosovës. Ky është një qëllim i vërtetë përpara shpalljes në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan”, shkruan më tutje kjo e përditshme./klankosova.tv/.

Continue Reading