Connect with us

LAJME

Mehaj: Njësitë e kërkim-shpëtimit janë nisur për në Pejë

Published

on

Gjendja e rëndë në komunën e Pejës nga vërshimet e mbrëmshme, ku për apsojë ka pasur 2 viktima, një grua dhe djali i saj 5-vjeç, ministri i FSK-së, Armend Mehaj bën të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit janë nisur për në Pejë.

Ministri i FSK-së, Armend Mehaj, përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar se njësitet e kërkim-shpëtimit do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë gjendje të rëndë.

“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë.

Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, ka shkruar, mes tjerash, minsitri Mehaj.