Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur i shqetësuar për ushtarët e KFOR-it të lënduar nga protestuesit serbë dje në veri të Kosovës.
Mehaj tha se veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme
“Thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës. Veprime të tilla nga grupe kriminale janë të papranueshme dhe minojnë përpjekjet për paqe.”, ka shkruar Mehaj në Twitter.
Ai tha se KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët.
“KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët! Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe mbështesim përpjekjet për një Kosovë paqësore!”, shkruan Mehaj.