Connect with us

KOSOVË

Mehaj vizitoi panairin e mbajtur në kuadër të konferencës “ASDA 2023”

Published

on

Në panairin dhe konferencën “ASDA 2023” që është realizuar nën mbështetjen zyrtare të Qeverisë së Kroacisë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, vizituan stendat e disa prej 200 kompanive nga 30 shtetet pjesëmarrëse që merren me prodhimin e mjeteve dhe pajisjeve ushtarake, inkorporimi i të cilave pajisje do të modernizonte Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ngritur kapacitetet e përgjithshme operacionale të saj.

Përmes një njoftimi për media nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se në margjinat e ASDA, Ministri Mehaj takoi gjithashtu Ambasadorin e Kanadasë, Alan Boëman, Ambasadorin e Danimarkës, Ole Henrik Frijs Madsen, Ambasadorin e Norvegjisë, Haakon Blankenborg, si dhe Ambasadorin e Japonisë, Iso Masato, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Duke investuar në pajisje dhe në partneritetin me aleatët tanë strategjik, do të përmbushim objektivin tonë si shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast.