Connect with us

DREJTËSI

Mes dhimbjes e krenarisë, në Mejë sot po nderohen 377 martirë |Foto

Published

on

Në Mejë të Gjakovës, sot po përkujtohen 377 të vrarët e masakruarit nga Serbia në luftën e Kosovës.

Të pranishëm në 24 vjetorit e kësaj masakre edhe për të bërë homazhe janë edhe figura politike e institucionale të vendit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se  si çdo 27 prill edhe këtë vit sa herë që shkon në Mejë,  në Lëndinën e Krenarisë, nuk ka se si  të mos kujtojë këtë rrugëtim të rëndë e tragjik të popullit tonë.

“Që  sakrifikoi aq shumë për lirinë që e gëzojmë sot dhe padyshim si në çdo ditë tjetër, por në mënyrë të veçantë në këtë ditë, kur i kujtojmë të pagjeturit, dhimbjen  e pambaruar të familjarëve në radhë të parë, por edhe të kombit tonë në përgjithësi”, tha Krasniqi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se sot në Mejë, me  përulje nderohen martirët e kësaj masakre.

“Masakra e Mejës është  më e madhja në Kosovë, me 377 të vrarë”, tha ai.

“Po  ashtu ka ende të pagjetur. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të dyja besimeve në Kosovë”, rikujtoi  Haradinaj.

Për të përkujtuar të rënët e kësaj masakre, janë duke marrë pjesë edhe qindra qytetarë dhe zyrtarë të tjerë nga niveli lokal e qendror./rtk

Continue Reading