Një tjetër reagim mëngjesin e kësaj të hënë, një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u zhvilluan në Kosovë, vjen nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se zgjedhjet që u zhvilluan dje në Kosovë janë një një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe besimit të demokracia dhe vota e lirë.

Në postimin e tij ai shkruan:
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”