Numër shumë i madh i politikanëve, familjarëve, qytetarëve dhe miqëve po bëjnë homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.
Përveç homazheve, ata po u shprehin ngushëllime babait të tij, akademikut Nexhat Daci dhe familjarëve të tij.
Daci humbi jetën gjatë ditës së djeshme, pasi u godit nga një ortek bore në Brezovicë.
Ai la pas vetës gruan dhe dy djemtë e tij