Connect with us

LAJME

Ministri Reçica në Portugali – interesohet për aftësimin profesional

Published

on

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, gjendet në një vizitë zyrtare në Portugali ku është takuar me homologun e tij portugez, José Vieira da Silva.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit me homologun portugez e ka informuar këtë të fundit për problemet sociale me të cilat përballet vendi si dhe është interesuar për sistemin e aftësimit profesional atje.

“Ministrin e njoftova rreth sfidave me të cilat Kosova përballet sa i përket papunësisë si dhe përpjekjeve tona për rritje të punësimit dhe fuqizim të aftësimit profesional. Nga homologu im u njoftova rreth sistemit të avancuar të aftësimit dhe ri-aftësimit profesional në Portugali”.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të përvetësojë nga Portugalia praktikat më të mira sa i përket punësimit, aftësimit dhe ri-aftësimit profesional andaj kërkova që ta konkretizojmë bashkëpunimin nëpërmjet një marrëveshje bilaterale për çka morra premtime dhe gatishmërinë për një gjë të tillë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Continue Reading