Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me drejtoreshën e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza, kanë takuar Specialistin e Radilogjisë, Franë Marleku, i cili punon në Kroaci.
Marleku vitin e kaluar, sipas vlerësimit të pacientëve, mori çmimin si doktori më i mirë.
Ministri Vitia pas urimit për suksesin që ka arritur zoti Marleku, bashkëbiseduan për mënyrën që storiet e suksesit që arrijnë bashkatdhetarët tanë në sektorin e shëndetësisë të mund të shpërndahen edhe me profesionistët shëndetësorë në vendin tonë.
Nga e tij, Franë Marleku, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim në shumë drejtime në menyrë që të krijohen hapësira për trajnime e organizime tjera të përbashkëta.
Bashkatdhetarët tanë, sukseset dhe përvojat e tyre, do ta kenë çdo herë derën e hapur në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë ndër të tjera minsitri Vitia.\Teleskopi\