Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëresha Krasniqi, së bashku me kryeinspektorin, Lulzim Syla, kanë bërë inspektimin e vendosjes së flamujve në artikuj që tregojnë origjinën e mallit.
Me këtë rast e dyta e tregtisë në Kosovë tha se “ Këto vizita janë bërë për të sensibilizuar bizneset për të filluar vendosjen e flamujve në artikuj. Qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë të MTI-së”.
Poashtu ajo tregoj edhe për përfitimet që sjell ky vendim.
“Konsumatorë do ta kenë më lehtë në përzgjedhjen e produkteve që kanë nevojë. MTI do të vazhdojë të monitorojë bizneset”, njofton Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përcjellë Klan Kosova.