Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën pranë Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Luhrmann, ka uruar Kosovën me rastin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.
Ajo tha se vendimi ishte i vonuar prej kohësh, por është hap i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE.
“Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht liberalizimin e vizave për #Kosovën! Vendim i vonuar prej kohësh! Hap i rëndësishëm drejt #integrimit në BE + përfitim konkret për popullin kosovar”, ka shkruar në Twitter.
Ndryshe, Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën./Teleskopi/