Mitrovicë: Inspekcioni mbyll dhe gjobit disa lokale për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë ndërmarrë aksion në lokalet e gastronomisë, për zbatimin e masave kundër virusit COVID-19 dhe respektimin e distancës fizike.

Me këtë rast, gjatë aksionit të sontëm janë gjobitur dhe mbyllur disa lokale të gastronomisë të cilat nuk i’u kanë përfilluar rregullave të lartëpërmendura, në bazë të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, njofton Klan Kosova

“Aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit” thuhet në komunikatën e komunës.