Nga QKUK kanë dhënë detaje për zjarrin në banesën në Ulpianë nga i cili mbetën të lënduar gjashtë persona.

Mjeku kujdestar në qendrën e reaniminimit ka thënë se rreth orës 09:00 kanë pranuar një pacient që kishte djegie pas rastit.

Ai ka treguar se pacienti ishte i djegur në dorën e djathtë  dhe në këmbën e majtë.

Fatmirësisht, gjendja e tij është stabile sipas mjekëve.

“Për momentin vec një pacient është. Rreth orës 9 të mëngjesit ndihma e shpejtë e ka sjellë, gjinia mashkull, rreth 30-tave i lindur. Për shkak të djegies të banesës në Prishtinë, gjendja e tij është stabile,  e ka të djegur dorën e djathtë dhe këmbën e majtë. E ka marrë terapinë, ka me qëndru edhe nja 1 orë në reanimim dhe më pas do të dërgohet në kirurgji plastike. Për momentin në reanimim nuk ka pasur pacientë të tjerë, në repartet tjera nuk e di”, ka treguar ai.

Ndryshe, nga rasti kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, pesë prej të cilëve nuk kanë pasur nevojë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.