Connect with us

LAJME

Moti, reshjet do te rikthehen. Ky është parashikimi

Published

on

Masa të fuqishme ciklonike të cilat janë krijuar dhe do të krijohen në Mesdhe nga nesër do të ndikojnë në motin në rajonin tonë, duke kushtëzuar reshje të shpeshta atmosferike. Nëpër ultësira priten reshje shiu, nganjëherë ato mund të përzihen me reshje bore. Në viset kodrinore malore priten reshje kryesisht bore. Në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë herë pas here priten reshje jashtëzakonisht të dendura bore në viset kodrinore malore. Po ashtu, reshje të dendura bore priten edhe në viset kodrinore-malore të Maqedonisë. Për veriun e Malit të Zi as mos të flasim. Reshje të fuqishme bore priten në tërë territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kroacisë me përjashtim të bregdetit ku priten stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Me kalimin e javës Mesdheu do të bëhet gjithnjë e më turbulent, duke na sjellur vazhdimisht intervale kohore me reshje atmosferike. Mirëpo presioni shumë i ulët atmosferik në Mesdhe, Evropën qendrore dhe Atlantikun verior nuk do të lejojë acarin Siberik të depërtojë në rajonin tonë. Ky është një lajm i mirë për ata që nuk e dëshirojnë dimrin e ashpër, por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi reshje bore. Nga mesi dhe fundi i javës priten ulje të temperaturave, por jo aq shumë sa ishte paraparë disa ditë më parë. Pra, në këtë periudhë reshje të dendura bore herë pas here do të përfshijnë edhe territorin e Kosovës dhe Maqedonisë si dhe normalisht Shqipërinë, veriore, lindore dhe juglindore. Pra, kjo javë do të na sjellë reshje të shpeshta atmosferike, shi, borë dhe erëra, por asgjë ekstreme. Erëra të fuqishme nganjëherë do të përfshijnë Bregdetin Shqiptar.(meteoballkan)

Continue Reading