Connect with us

LAJME

Moti sot dhe nesër, me diell e vende-vende me reshje e shkarkime rrufesh

Published

on

Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon , duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarishtë për 3-8 gradë Celsius.

Sikundër njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë vikendit parashihet të shoqërohet fillimisht me diell, por gjatë ditës , kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh,(nuk do të jenë sasi të mëdha të reshjeve).

Reshjet do të përfshijë disa zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruar edhe me erëra lokalisht mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimaet e ditës do të shoqëqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare.