Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 23 gradë Celsius.
Gjatë vikendit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s, njofton IHMK.