Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se pas këtyre ditëve me reshje rekorde vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
“Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme”, njofton IHMK.
Për sot moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranësira të pakëta rreth relievit malor, ndërsa të dielën mot kryesisht i kthjellet dhe me vapë.
“Prezenca e lartë e lageshtise se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartëshënuara. Indeksi UV do të jetë shum i lartë ,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindje”, njofton IHMK