Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.