Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.
Gjatë ditës, priten vranësira të pakta në relievin malor, ndërkaq temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
Ndërkohë, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë celsius, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri në 24 gradë.