Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell.
“Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, njofton IHMK.
Po ashtu IHMK njofton se gjatë fundjavës parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.