Connect with us

KOSOVË

Moti sot në Kosovë

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të ardhshme, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Por sipas IHMK-së, vranësirat, të mërkurën parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

“Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fjolla bore. Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet tutje, temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së.