Connect with us

KOSOVË

Moti sot, vranët dhe me riga shiu

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët, ndërkaq vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit.

Sipas IHK  temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike  nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë  rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Instituti njofton se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht dinamike, me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i verilindjes.