Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. 

Mustafa ka shkruar se beson te vërtetimi i pafajsisë së Haradinajt.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,
LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.