“Vdekja e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, është humbje e madhe, jo vetëm për Francën, por për të gjithë njerëzimin. Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj. Ne i jemi mirënjohës Presidentit Chirac për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Kosovës dhe besojmë se partneriteti mes Kosovës dhe Francës, i forcuar gjatë udhëheqjes së tij, do të vazhdojë të thellohet mes dy vendeve e popujve tanë”, ka thënë Mustafa.

“Në këto momente, ndajmë dhimbjen me familjen Chirak, shtetin e Francës dhe popullin mik francez”, tha ai.