Kryetari i rizgjedhur i LDK-së Isa Mustafa ka dal para medieve pasi u rikonfirmua në krye të partisë. Ai tha se procesi ka qenë demokratik, derisa të gjithëve iu është dhënë hapësirë. Sipas tij, LDK-ja synon që të dal e para, teksa tha se u ka bërë ftesë të gjitha partive politike që të hyjnë ndaras në zgjedhje e pa koalicione.