Connect with us

LAJME

Nagavci: Pres që të rrisë dukshëm cilësinë e teksteve shkollore

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Komisioni Parlamentar për Arsim sot i ka miratuar 3 pika të rëndësishme që lidhen me fushën e arsimit.

Nagavci këtë e bëri të ditur përmes një statusi në facebook, ku tha se miratimi i këtyre pikave është i rëndësishëm në fushën e arsimit.

“Projektligjin për Tekste Shkollore i cili ka për qëllim përcaktimin e normave, standardeve dhe procedurave themelore për hartimin, vlerësimin dhe botimin e teksteve shkollore, materialeve mësimore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik në arsimin parauniversitar”.

“Si i tillë paraqet legjislacion thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim andaj, pres që të rrisë dukshëm cilësinë e teksteve shkollore në Republikën e Kosovës”, ka thënë Nagavci./Teleskopi/

Continue Reading