Connect with us

LAJME

Nagavci uron fëmijët për 1 qershor

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavaci ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke u thënë se ata janë e ardhmja dhe e tashmja e vendit.

Nagavci në një postim në facebook ka shkruar se si institucione po punojnë drejt avancimit të të drejtave të fëmijëve si dhe për krijimin e kushteve për ta.

“Është obligim i ynë t’u garantojmë fëmijëri të sigurtë e të lumtur dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët”, tha Nagavci.

Postimi i plotë:

Urime 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!

Fëmijët, thesari më i çmuar, e tashmja dhe e ardhmja jonë. Është obligim i ynë t’u garantojmë fëmijëri të sigurtë e të lumtur dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët.

Si institucione, po punojmë fort në avancimin e drejtave të fëmijëve dhe krijimin e parakushteve për realizimin e ëndrrave dhe arritjen e sukseseve të tyre. Gëzuar të gjithë fëmijëve!

Continue Reading