Connect with us

LAJME

NATO: I marrim seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës

Published

on

Oana Lungescu, zëdhënësja e NATO-s, ka deklaruar sot se NATO po i merr seriozisht ngjarjes në veri të Kosovës.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ajo ka shkruar se angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur.

Madej për këtë ajo si fakt përmendi edhe dislokimin e fundit shtesë të 500 trupave.

“Angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç tregohet nga dislokimi shtesë i fundit i 500 trupave”.

Ajo tha se Misioni i NATO-s në Kosovë po i merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç autorizohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 “I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj  KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake, duke përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri”, shkroi Lungescu.

“Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin  dhe për të ruajtur mjedis të sigurt”.

Continue Reading